Jump to content

Kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kufiri mes Malit të Zi dhe Serbisë është e vija ndarëse ndërmjet këtyre dy vendeve e që shtrihet në 157 km, pa pjesën e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, e cila në vitin 2008 shpalli pavarësinë e saj nga Serbia.

Mali i Zi e konsideron kufirin e tij me Kosovën kufi shtetëror madje edhe ma njohur pavarësinë e saj më 9 tetor 2008.

Kufiri fillon në veri nga kufiri i trefishtë me Bosnje dhe Hercegovinën dhe vazhdon në drejtimin juglindor në veri të qytetit malazez Plevle. Në veri të Bijelo Poljes, kalon lumin Lim, duke kaluar afër qytetit të Rozhajës nga lindja, për të arritur në Malet e Moknës. Prej aty arrin në kufirin e trefishtë me Kosovën.[1].

Vendkalimet rrugore kryesore mes dy shteteve janë:

Kufiri ka një origjinë të lashtë. Ai u krijua për herë të parë nga një traktat më 12 nëntor 1913, në të cilin Serbia dhe Mali i Zi vendosën ndarjen e Sangjakut të Pazarit të Ri. Kufiri mbeti deri në vitin 1918, kur Mali i Zi u përfshi në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe që nga viti 1929 në Mbretërinë Jugosllave- Në vitin 1945, të dy vendet ishin pjesë e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë. Pas Shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991, Serbia dhe Mali i Zi vazhduan të ruanin federatën.[2] Megjithatë ky kufi u bë kufi shtetëror pas pavarësimit të Malit të Zi.

  1. ^ "Montenegro recognizes Kosovo's independence". International Herald Tribune (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2008. Marrë më 12 shtator 2020.
  2. ^ "Profile: Serbia and Montenegro" (në anglisht). BBC News.